Osmani takoi presidentin e Liberisë në SHBA. Diskutuan për thellimin e bashkëpunimit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Teksas presidentin e Liberisë, Joseph Boakai me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit bilateral.
“Liberia ka qenë ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovën më 2008. Me presidentin Joseph Boakai, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona në fusha të interesit të përbashkët dhe në interes të popujve tanë”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook.
Kujtojmë se presidentja Osmani po qëndron në SHBA, me ftesë të Qeverisë amerikane, respektivisht agjencisë qeveritare Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit- MCC.
Rruga Press