Bota

Ndryshimet klimatike ndikojnë në çdo aspekt të jetës njerëzore, si do jetë planeti deri në 2050

Faktori më i rëndësishëm i ndryshimit në nivelin gjeopolitik, ekonomik, shëndetësor dhe humanitar do të jetë klima.

Por cilat janë problemet me të cilat njerëzimi do të përballet në 30 vitet e ardhshme?

Sipas të dhënave nga Interesting Engineering,  deri në vitin 2050 do të ketë një rritje të fenomeneve ekstreme natyrore dhe rreziqeve shoqëruese, përfshirë përmbytjet dhe zjarret, zhdukjen e specieve dhe sëmundjet dhe pandemitë.

Sidoqoftë, ka vend për përmirësime pas vitit 2050, pasi në ato vite niveli i ndotësve të gaztë do të shënojë rënie. Për fat të keq, deri më tani nuk duket se ka pasur një reduktim të emetimeve, pavarësisht nga angazhimet e Marrëveshjeve të Kiotos dhe Parisit.

Është një fakt se që nga Prilli i 2015 nivelet e dioksidit të karbonit janë rritur në mënyrë të vazhdueshme, sipas të dhënave nga Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA) e SHBA.

Rritja e temperaturave

Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) ka parashikuar një rritje prej 1.5 deri në 2 gradë Celsius në të gjithë botën deri në vitin 2050. Një rritje prej 1.5 gradë Celsius do të ndodhë nëse bota arrin të zvogëlojë ndotësit e gaztë me të paktën 50%. Përkundrazi, temperatura mesatare do të rritet me 2 gradë Celsius, nëse niveli i ndotësve të gaztë do të jetë i qëndrueshëm për tridhjetë vitet e ardhshme.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Në çdo rast, ndikimi do të jetë i menjëhershëm tek zonat më të populluara  dhe qytetet më  të mëdha, si dhe në disa pjesë të botës, të cilat do të vuajnë nga periudha të gjata thatësire dhe për këtë arsye do të ketë një mungesë të produkteve bujqësore.

Mesdheu gjithashtu do të përfshihet në zonën e rrezikut, së bashku me Afrikën nën-Sahariane, Amerikën e Jugut, Azinë e Jugut dhe Australinë.

Rritja e nivelit të detit

Si rezultat i rritjes së temperaturave do të rritet edhe niveli i detit, i cili natyrisht do të kërcënojë jetën në zonat bregdetare dhe ishujt. Sipas një raporti të IPCC nga viti 2019, niveli i ujit do të rritet mesatarisht nga 24 në 38 cm deri në vitin 2050, megjithëse sipas studimeve të fundit shihet një rritje edhe më e madhe deri në 0.9 metra në të njëjtën periudhë.

Efekti i rritjes së niveleve të detit do të ndryshojë përsëri nga rajoni në rajon në varësi të vendndodhjes gjeografike, motit, presionit atmosferik dhe faktorëve të tjerë. Qendrat urbane bregdetare do të preken më shumë, pasi sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, më shumë se një në dhjetë njerëz jetojnë pranë zonave detare, raporton abcnews.al

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Shfaqja e sëmundjeve

“Gjatë shekullit 21, ndryshimi i klimës pritet të çojë në rritje të rreziqeve shëndetësore në shumë fusha, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta,” sipas IPCC.

Në fakt, deri në vitin 2050, gjysma e popullsisë së botës parashikohet të jetë në rrezik të sëmundjeve të transmetuara nga mushkonjat, të tilla si malaria, deri në pikën ku do të përhapen edhe më shumë  sëmundjet e zemrës, e cila aktualisht është shkaku kryesor i vdekjeve.

Sëmundje të tilla do të krijojnë një krizë shëndetësore që do të kushtojë  të paktën 100 trilionë dollarë, përktheu abcnews.al.

Zhdukja e specieve

Ndryshimi i klimës do të jetë një kërcënim serioz për biodiversitetin për shkak të thatësirës, ​​zjarreve në pyje dhe përhapjes së specieve agresive. Nëse temperatura rritet me 1.5 gradë Celsius, atëherë gjysma e habitatit për 6% e insekteve, 8% e bimëve dhe 4% e vertebrorëve do të jetë e pabanueshme.

Nëse, megjithatë, temperatura rritet me 2 gradë Celsius deri në 2050, atëherë e njëjta situatë do të ndodhë për 18% të insekteve, 16% të bimëve dhe 8% të vertebrorëve. Gjithashtu, shkrirja e akullit mund të bëjë që disa specie të zhduken, të tilla si pinguinët dhe ariu polar, duke rritur kështu çekuilibrin në natyrë.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *