Lajme

Daniele Macheda: Shumë e rëndë që Meloni sulmon një investigim gazetaresk

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit të Sindikatave të Gazetarëve, Daniele Macheda ka komentuar grevën që po zhvillohet në këtë institucion mediatik. Në një intervistë për gazetaren e SYRI TV, Alba Kepi, Macheda ka deklaruar se është shumë e rëndë që kryeministrja Meloni ka sulmuar një investigim gazetaresk. Po ashtu ai ka theksuar se në momentin që do bëhet rinovimi i drejtuesve të rinj të RAI, kushdo që të marrë drejtimin duhet të dëshmojë personalitet të një pavarësie absolute e çertifikuese.

SYRI TV: Sot gazetarët e Radio Televizionit Publik italian janë në grevë 24-orëshe. E në një konferencë shtypi me gazetarët e huaj, ju kishit në krah dhe gazetarin e “Report”, Sigfrido Ranucci. Një koment mbi akuzat që kryministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni kanë bërë ndaj gazetarëve të këtij emisioni investigativ duke i akuzuar dhe për linçim

Lexo më shumë  Armend Muja padit Baton Haxhiun për shpifje dhe dezinformata ndaj tij

Daniele Macheda: E gjej mjaft të rëndë që kryeministrja ime, pra e vendit tim, ka sulmuar një investigim gazetaresk duke e quajtur një linçim. Mendoj se ndaj këtij fakti drejtuesit e RAI duhet të prononcoheshin dhe nuk e kanë bërë e ky është një gabim i rëndë e tregon një ashpërsi të raportit mes informacionit të lirë dhe qeverisë. Me sa duket mbi medien e lirë, qeveria ka një ide që nuk është në linjë me atë që shprehet në Kushtetutën italiane deri sa mendon se një investigim gazetaresk është një linçim.

SYRI TV: Çfarë po ndodh aktualisht në RAI? Gazetarë që vuajnë profesionalisht apo akuzojnë censurën ndaj punës së tyre.

Daniele Macheda: Po ndodh që kontrolli i qeverisë dhe i partive ndaj një kompanie që është një shërbim publik, pra Radio Televizioni Publik italian, mbështetur në një ligj aprovuar nga qeveria Renzi më 2015, sot është bërë një kontroll total.

SYRI TV: Çfarë po kërkoni sot me këtë grevë 24-orëshe?

Daniele Macheda: Kërkojmë që pas disa muajsh kur të bëhet rinovimi i drejtuesve të rinj të RAI, kushdo që të marrë drejtimin duhet të dëshmojë personalitet të një pavarësie absolute e çertifikuese.

SYRI TV: Shumë gazetarë italianë e kanë komentuar çfarë po ndodh sot si një “Tele-Meloni”.

Daniele Macheda: Nëse kryeministrja vazhdon të shprehet ashtu siç ndodh në komunikimin e saj kur deklaroi se do të kandidojë në zgjedhjet europiane, me siguri e justifikon këtë epitet “Tele-Meloni”, ndryshe kolegët nuk do të kishin reaguar.

SYRI TV: A jeni ftuar të flisni e komunikoni me të?

Daniele Macheda:  Jo, kurrë. Nëse duhet të flasim për pavarësi, liri e informacion shkojmë kudo. Por nuk na ka ftuar.

Rruga Press

YouTube player