Kurti pret në zyrë ambasadorët e QUINT-it
Ambasadorët e vendeve të QUINT-it janë takuar sot me 06.05.2024 me kryeministrin Albin Kurti.
Takimi ka ndodhur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Mediat në Kosovë mësojnë se takimi mes kryeministrit Kurti dhe ambasadorëve të QUINT-it tanimë ka përfunduar.
Ende nuk dihet se çfarë është biseduar në takim.
QUINT-i është grup jo formal i përbërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia.
Rruga Press