KryesoreLajme

Drejtori Gërvalla: RTK po funksionon në mënyrë të pavarur më shumë se kurrë

Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, ka reaguar pas publikimit të raportit të “Reporterët Pa Kufij”, për indeksin e lirisë së shtypit, ku Kosova renditet në vendin e 75, që shënon një rënie për 19 vende.

Gërvalla, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka reaguar në disa nga pikat ku ky raport përmend RTK-në, pjesë e të cilit thotë se është që nga viti 2000.

Drejtori Gërvalla thotë se RTK-ja po funksionon në mënyrë të pavarur më shumë se kurrë, që nga themelimi i saj. “E mira e gjithë kësaj është se i gjithë veprimi i këtij institucioni është publik dhe transparent”.

Postimi i plotë i drejtorit të Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla në facebook:

Letër e hapur për Reporters sans frontières / Reporters Without Borders / RSF

1. Unë jam pjesë e RTK-së që nga prilli i vitit 2000, duke qenë ndër punëtorët e parë që i gjeti departamentet kryesore të këtij institucioni pas luftës.

2.Nga viti 2015 deri në vitin 2023 kam shërbyer si kryeredaktor i shkëmbimit ndërkombëtar dhe lajmeve.

3.23 vite më vonë, pjesë e kësaj familje mediale, kam konkurruar në disa pozita (Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i TV) për të hyrë në garë të barabartë së bashku me kolegët e mi të RTK-së në një proces të monitoruar dhe të drejtë. Jam vlerësuar me notat me te larta si ne test ashtu edhe ne interviste nga komisioni profesional i emëruar nga drejtori i përgjithshëm i cili me pas propozoi emrin tim për pozitën e drejtorit televiziv per tri kanale shqiptare ( RTK 1, 3 dhe 4). Emri im është votuar unanimisht nga të gjithë anëtarët e bordit të RTK-së. Pra nuk u emërova, por u zgjodha brenda një procesi të rregullt.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

4.Sa i përket përkrahjes time për partinë tani në pushtet, ka vite që nuk jam pjesë e asnjë subjekti politik, që do të thotë se asnjëherë nuk kam shkelur ligjin dhe asnjë rregullore për konkursin publik. Gjithsesi, e pranoj se kam qenë gazetar avokat i disa kauzave sociale dhe politike të ngritura në atë kohë nga opozita dhe organizatat e tjera opozitare. Kam mbështetur dhe do të mbështes çdo kauzë kombëtare e çdo organizate për mirëqenien e përbashkët, edhe tani e ditëve jam zë opozitar dhe do të jem përgjithmonë.

5.RTK po funksionon në mënyrë të pavarur më shumë se kurrë që nga themelimi i saj. E mira e gjithë kësaj është se i gjithë veprimi i këtij institucioni është publik dhe transparent dhe nga këndvështrimi im kam arritur të mbaj programin paanshmëria dhe raportimi profesional vetëm sa është rritur, nuk ka asnjë formë presioni nga jashtë apo nga ana ime ndaj të nënshtruarve të mi.

6.Individët dhe grupet e interesit kanë pasur qellim të shtirjes se kontrollit në mënyra te ndryshme, e tash po mundohen te perzihen ne RTK duke publikuar raporte mashtruese dhe duke shtrembëruar te vërtetën për RTK

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

7.Gjatë periudhës sime një vjeçare në menaxhim, punësimet e dirigjuara nga nepotizmi dhe partitë që më parë ka qenë fenomene, janë ndaluar.

8.Motivimi im për këtë pozitë është rritur duke parë se pas kaq vitesh, është zgjedhur Bordi i ri i pavarur, vlerësuar nga të gjitha palët, dhe procesi i përzgjedhjes së tyre është vlerësuar lartë nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë Raportin e Progresit të BE-së.

9.Auditur altera pars: Dëgjoni palën tjetër, është një imperativ profesional dhe moral për ne gazetarët. Kështu duhet të jetë edhe për ju. Vërej me keqardhje që nuk jam kontaktuar nga ju para raportit tuaj, prandaj nuk kam qenë në gjendje të dëgjoj dhe adresoj shqetësimet tuaja. Jam i sigurt se raportimi juaj do të kishte pasqyruar më mirë faktet aktuale të realitetit nëse do të kishit bërë atë përpjekje shtesë.

#RSFindex

10.Gjithmonë jep optikë të keqe nëse një drejtor i një transmetuesi publik kërkon aktivisht OJQ-të për të ndikuar në pikëpamjet e tyre. Por jeni të lirë të më kontaktoni. Ju lutem mos hezitoni asnjëherë të më kontaktoni nëse keni ndonjë mendim dhe/ose propozim për përmirësim sa i përket RTK-së.

11.Unë e vlerësoj rolin tuaj si një qen vëzhgues i medias. Ndihem padrejtësisht i shënjestruar, por i kuptoj rrethanat dhe absolutisht ndaj shqetësimet tuaja për një media të lirë në Republikën e pavarur të Kosovës.

Rruga Press

YouTube player