Lajme

Ministri Aliu siguron se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë brenda afateve

Për më shumë se 10 vite, ekskavatorë e kamionë gjenden në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë. Punimet në këtë rrugë, shpesh herë janë ndërprerë, ndërsa ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, thotë se punimet po vazhdojnë me intensitet të lartë.

“Aktualisht jemi në proces të mirë të punimeve. Punimet po vazhdojnë me një intensitet të lartë, pra pasi është nënshkruar kontrata e re punët po ecin mirë”, thotë Aliu.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Tutje ai bëri të ditur se rezultatet e punimeve do të shihen shumë shpejt.

“Shpronësimet janë kryer të gjitha. Të gjitha problemet teknike janë eliminuar, nuk ka ndonjë pengesë që do mund të bënte që të ngecin punët. Kështu që presim edhe rezultate të shpejta por besoj që brenda një kohe shumë të shpejtë pjesën e segmentit që e lidhë pjesën e Vushtrrisë me Prishtinën do ti kemi të përfunduara e pastaj edhe pjesën tjetër deri në Gojbulë e që gjithçka do realizohet brenda afateve”, thotë Aliu.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Afati kohor që i është dhënë kompanisë ndërtuese për këtë magjistrale është 25 muaj ndërkaq projekti i saj ka kosto në vlerë prej 25 milionë euro, si fond i siguruar me huamarrje nga fondi ndërkombëtar OPEC për zhvillim ndërkombëtar dhe Fondi Saudit për Zhvillim.

Rruga Press

YouTube player