KryesoreLajme

Podujeva do të bëhet me Zonë Industriale, Hajdari dhe Bulliqi nënshkruajnë marrëveshjen në vlerë prej rreth 4 milionë euro

Ministrja Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nënshkruam sot marrëveshjen për ndërtimin e Zonës Industriale në vlerë prej 3,882,152 euro.

Ministrja e Hajdari ka thënë se me një investim kapital prej afër katër milionë euro, kjo nismë hap rrugën për fillimin e ndërtimit të infrastrukturës fizike në një sipërfaqe te përgjithshme prej 29. 8 hektarë të Parkut të Përgjithshëm në Livadicë – Podujevë, për dhënie në shfrytëzim të bizneset vendore dhe ndërkombëtare

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

“Qëllimi është i qartë dhe i përbashkët, për krijimin e një ambienti të favorshëm për të bërit biznes dhe mundësisë së bashkëpunimit në mes bizneseve si një ekosistem, për shpalosjen e potencialit prodhues për zhvillim të mëtejmë të industrisë, me synim nxitjen e investimeve, rritjen e eksportit dhe rritjen e punësimit të denjë”, ka shkruar Hajdari në një postim në Facebook.

Vlera e projektit kryesor për ndërtimin e Parkut të Përgjithshëm në Livadicë të Podujevës është 3,882,152.00 euro, ku Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të financojë projektin me shumën prej 3,500,000.00 euro, ndërsa Komuna e Podujevës do të kontribojë me shumën prej 382,152.00 euro.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi e ka quajtur jetike marrëveshjen që do t’i kontribuojë zhvillimit ekonomik të Podujevës.

“Binzeset në Zonën Industriale do të jenë të veprimtarive të ndryshme prodhuese si: industri ushqimore, industri ndërtimore, industri të tekstilit etj, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik local”, ka shkruar Bulliqi.

Rruga Press

YouTube player