Lajme

Certifikohen snajperistët, do t’i shtohen FSK-së

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me sukses “Kursi Bazë për Snajper” dhe u certifikuan snajperistë, kuadro të cilat do ju shtohen njësive të FSK-së.

FSK ka bërë të ditur se  kursantët u trajnuan dhe u testuan në distanca dhe kalibre të ndryshme të qitjeve.

“Zëvendëskomandanti i KDS-së, kolonel Ilir Shyti në fjalimin e tij ndër të tjera përmendi që profesionalizmi ushtarak është qenësor për zhvillimin e aftësive ushtarake sidomos për qitës në distanca të largëta”, thuhet në njoftimin e FSK-së. 

Rruga Press

YouTube player