KryesoreLajme

Kryeministri Kurti në hapjen e Festivalit “Hasi Jehon”: Vendtakim kulturor e artistik i shoqërive tona


Kryeministri Albin Kurti qëndroi në Gjonaj të Hasit, në hapjen e edicionit të 35-të të Festivalit folklorik “Hasi Jehon 2024”, nga ku premtoi mbështetje financiare për asambletë e folklorit shqiptar.

Në hapjen solemne të këtij festivali, i cili mbahet në datat 2, 3 dhe 4 në Kodrën e Pajtimit, të fshatit Gjonaj, kryeministri Kurti në fjalën e tij hapëse u shpreh se “Hasi Jehon” ka sfiduar vështirësitë dhe është forcuar nga aspekti i cilësisë, duke bërë kështu që ta marrë  epitetin e një prej festivaleve më të rëndësishme të folklorit burimor të trojeve ku jetojnë shqiptarët.

“Për disa dekada ‘Hasi Jehon’ ishte vendtakim kulturor e artistik i shoqërive tona kulturore e artistike” tha kryeministri Kurti, njofton Qeveria.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Derisa foli për ngritjen e kapaciteteve për mbështetjet financiare nga ana e Qeverisë së Kosovës, dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ai premtoi përkrahje në mënyrë të vazhdueshme për ansambletë, projektet e veçanta, studimet, botimet e aktivitetet e ndryshme  në  të gjithë Kosovën, në nivelin qendror dhe atë lokal.

Këtë vit Festivali folklorik “Hasi Jehon”, feston 35-vjetorin e jetës së tij artistike, dhe si çdo vit tjetër edhe këtë vit vazhdon fuqishëm të sjell program cilësor, të zgjedhur me profesionalizëm dhe të prezantuar me mjaft kujdes nga bartësit tanë të folklorit. Prandaj, siç tha kryeministri festivalin “Hasi Jehon” e shohim si aktivitet kulturor të pandalshëm dhe të pandashëm me trashëgiminë tonë kulturore.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri potencoi se tradita, profesionalizmi, publiku, bashkëpunimi i sinqertë, serioziteti i vazhdueshëm kanë bërë që ky festival të jetë nën mbrojtje dhe përkrahje të shtetit të Kosovës.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Ai shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij të përzemërta për organizimin, aktivitetet, angazhimin dhe punën e palodhshme të gjithë organizatorëve të festivalit, ndërsa i uroi suksese të gjithë pjesëmarrësve që marrin pjesë me shfaqjet e tyre  në festival, e të pranishmëve shikim e përjetim të këndshëm gjatë tre netëve sa zgjatë  festivali.

Me këtë rast ai bëri thirrje që në këto tre net  të vijnë dhe ta vizitojnë Hasin dhe ta përcjellin festivalin sepse në këtë mënyrë e përcjellin trashëgiminë kulturore gjithandej, pasi që siç e cilësoi edhe kryeministri treva e Hasit është zemra e shqiptarisë, njofton Qeveria.

Rruga Press

YouTube player