KryesoreLajme

Këlliçi: Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet

Belind Këlliçi, ka komentuar shkuarjen e Erion Veliajt në SPAK.

Këlliçi deklaroi se afera në Bashkinë e Tiranës ka sjellë dëme me vlerë së paku 132 milionë euro.

“Ka 8 muaj që ne denoncojmë aferat në Bashkinë e Tiranës, por edhe të qeverisë. Fakti që Erion Veliaj ka shkuar në SPAK është një lajm i vonuar.

Flitet për një aferë që janë paguar deri tani 132 milionë euro. Veliaj s’ka takuar asnjë koleg në SPAK, është hetuar.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Thirrja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në SPAK, duhet të ishte bërë më parë. U rrëzua miti i tij i paprekeshmërisë, duke u thirrur në SPAK.

Unë nuk e di se çfarë ka biseduar ai në zyrat e SPAK, por mënyra e tij e reagimit tregon gjithçka.

Veliaj është një hajdut. Kryebashkiaku është quajtur hajdut nga zoti Balliu, por edhe nga qytetarët.

Veliaj ka ngritur sistem hajdutërie në Bashkinë e Tiranës.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Nesër do të flas personalisht për tjetër aferë, që lidhet edhe me vdekjen e Ardit Gjoklajt.

Të tilla skandale as që mund të merren me mend në Europën Perëndimore, ku duam të shkojmë.

Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet”, tha ai.

YouTube player