Lajme

Këlliçi: Të arrestohet banditi Veliaj, ka vjedhur 132 mln euro me inceneratorin e Tiranës

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha se sot pamë një lepurush të vogël, pa ngjyrë në fytyrë, që shkoi në SPAK, aty ku e kishin thërritur, për të dhënë shpjegime për aferën e inceneratorit të Tiranës, ku ai është pronari faktik.

Në protestën qytetare para Bashkisë së Tiranës, Këlliçi tha se policia e shtetit të arrestojë një bandit dhe të arrestojë atë që vodhi 30 mln euro me “5D”, të kapë atë bandidin që as nuk skuqet dhe as nuk nxihet.

“Kjo protestë është kundër hajdutit më të madh që ka parë Shqipëria, banditit më të madh që ka parë bashkia e Tiranës.

Erion Veliaj ka vjedhur 132 mln euro me inceneratorin e Tiranës, 60 mln euro me dherat, 30 mln euro me ‘5D’, dhe kjo banda këtu vjedh taksat e qytetarëve”, tha Këlliçi.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Në vijim ai tha “ku janë ndërkombëtarët që nuk shohin vjedhjen që ndodh në Bashkinë e Tiranës, ku janë këta ndërkombëtarë që nuk shohin se si nuk lejohen anëtarët e këshillit bashkiak të marrin pjesë në mbledhje. Kjo protest është kundër hajdutëve, po na vjedhin të gjithëve”.

Këlliçi bëri thirrje që të bëhet drejtësi, ose në të kundërt ata nuk do të tërhiqen. Ai foli me emra, duke përmendur disa drejtorë të tjerë, që siç tha ai e kanë vendin aty ku janë kolegët e tyre të dosjes 5D.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

“O do bëhet drejtësi, ose ne nuk tërhiqemi. Janë një sërë drejtorësh të tjerë që presin të akomodohen tek shokët. Herion Rapaj ne nuk të harrojmë, ti që vidhje votat e Kombinatit. Elton Kacidhja, banditi i Zall Herit, Arben Maloku, të gjithë e keni vendin aty ku janë pjesa tjetër e bandës. Por ju garantojmë se pa shkuar para drejtësisë kreu i bandës ne nuk tërhiqemi”, tha Këllici.

YouTube player