Bota

”Mos na i vononi më armët”, Zelensky: Rusia po përfiton nga shpërndarja e ngadaltë e armëve

Shpërndarja e ngadaltë e armëve në Ukrainë po i jep një dorë Rusisë për të sulmuar territoret e saj.

Kështu është shprehur presidenti ukrainas , Volodymyr Zelensky në një konferencë të përbashkët me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Komentet e tij vijnë pasi SHBA miratoi pak ditë më parë një paketë prej 61 miliardë dollarësh ndihmë ushtarake për Kievin.

Zelensky konfimroi se një pjesë e ndihmave kishte filluar të mbërrinte, por shtoi se ajo duhej të shpërndahet më shpejt, për të fituar kohë përballë agresionit rus.

Lexo më shumë  Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit për shkak të bllokadës amerikane

”Ushtria ruse tani po përpiqet të përfitojë nga një situatë kur ne jemi duke pritur për furnizime nga partnerët tanë, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse shpejtësia e dërgesave nënkupton stabilizimin e frontit.”

Ushtria ruse po përgatitet për veprime të mëtejshme ofensive paralajmëroi Zelensky.

Stoltenberg shtoi se ai ishte optimist se dorëzimi i amrëve do ta ndryshonte situatën.

”Aleatët tanë po shohin se çfarë mund të bëjnë më shumë dhe unë pres njoftime të reja së shpejti.

Lexo më shumë  Britania e Franca me mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit

Kështu që ne po punojmë shumë për të përmbushur nevojat urgjente të Ukrainës.”

Diplomati theksoi gjithashtu se Ukraina një ditë do të bëhet një anëtare e NATO-s por aktualisht një ftesë zyrtare në samitin e aleancës në Uashington në korrik nuk ka gjasa ti vijë Zelenskyt.

Ruga Press

YouTube player