Lajme

Haxhiu: S’kam thënë se anëtarësimi i Kosovës në KiE i hapë rrugë padisë për gjenocid

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi në Radio Dukagjini se ajo nuk ka thënë se “anëtarësimi në Këshillin e Evropës I hapë rrugë padisë për gjenocid ndaj Serbisë”, siç u raportua në disa media dhe nga opozita.

Deklaratat ministrja I bëri në një intervistë dhënë Radio Dukagjinit ku shtoi se anëtarësimi në KiE i hapë rrugë qytetarëve të Kosovës të kërkojnë drejtësi për krimet që Serbia I ka kryer në Kosovë.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Në intervistë Haxhiu foli edhe për punën e Institutit për Krimet e Luftës ku tha se përmes tij qytetarët do të mund të ngrenë padi individuale për krime lufte.

Rruga Press

YouTube player