Lajme

Presidentja Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët

Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është pajisur me aparaturën SPECT/CT/PET. Në gjithë rajonin, Kosova do të jetë shteti i vetëm që do të ketë këtë pajisje, për çka nga e njëjta do të marrin shërbime jo vetëm qytetarët e vendit por edhe ata të shteteve tjera.

Me anë të saj u tha se qytetarët nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë për shtetet tjera për këtë shërbim, pasi të njëjtin do ta marrin falas.

“Sot është një ditë e sukseseve të jashtëzakonshme për sektorin e shëndetësisë. Kjo ditë është një mundësi që t’i festojmë partneritetet tona që dëshmojnë ndikimin e solidaritetit njerëzor. Ne sot shënojmë së bashku një moment historik pasi përurojmë pajisjen mjekësore SPECT/CT/PET në Klinikën e Mjekësisë Bërthamore”, ka deklaruar presidentja Vjosa Osmani.

Lexo më shumë  Kush është polici nga Shqipëria që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Tutje ajo e ka cilësuar këtë donacion si rilindje për sektorin e shëndetësisë.

“Kjo teknologji e avancuar nuk është thjeshtë një aparaturë shtesë por një rilindje për sektorin shëndetësor, duke ofruar mundësi trajtimi që deri më tani qytetarët tanë është dashur të udhëtojnë në rajon e më tej. Kjo është një rikthim i dinjitetit për pacientët dhe familjet e tyre. Kjo do të jetë e vetmja pajisje në rajon, e cila do të ofrojë shërbime edhe për qytetarët e rajonit”, tha presidentja Vjosa Osmani.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e ka cilësuar si shpresë për qytetarët këtë donacion.

Lexo më shumë  Tre anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës distancohen nga gjuha e Isufajt dhe Lumezit ndaj BE-së

“Janë mbi 300 qytetarë që brenda vitit kanë shkuar duke kërkuar jashtë vendit duke kërkuar për këtë lloj diagnostikimi. Në çdo skanim që do të bëhet me këtë aparaturë moderne, e vetmja në rajon në shëndetësinë publike, do të sjellë shpresë në detektimin e hershëm dhe trajtimin adekuat, duke shpëtuar edhe shumë jetë”, ka deklaruar i pari i shëndetësisë.  

Ish-presidentja Atifete Jahjaga, në cilësinë e themelueses së Fondacionit Jahjaga, përmes së cilës u mundësua edhe marrëveshja me “Alwaleed Philanthropies”, tha se kështu do të rritet edhe standardi i shërbimeve shëndetësore.

“Ofrimi i këtij shërbimi do të reduktojë edhe ngarkesën financiare të sistemit tonë të shëndetësisë, duke mundësuar që fondet e kursyera të ndahen në fushat e tjera të shëndetit”, ka thënë ajo.

Rruga Press

YouTube player