Zbulohen 392 palestinezët e varrosur të gjallë nga ushtria izraelite në varrezat masive të spitalit Nasser
Zyrtarët nga Departamenti i Mbrojtjes Civile të Gazës njoftuan më 25 prill se 392 trupa janë zbuluar nga tre varre masive të zbuluara në Kompleksin Mjekësor Nasser në qytetin Khan Yunis, me disa që tregojnë shenja se ishin varrosur të gjallë.
“Ne kemi nevojë për ekzaminim mjekoligjor për rreth 20 trupa për njerëzit që mendojmë se janë varrosur të gjallë në Kompleksin Mjekësor Nasser,” tha në anëtar i Mbrojtjes Civile Palestineze Mohammed Mughier, duke shtuar se disa ishin trupa fëmijësh.
Gjithashhtu dhjetë prej trupave të zbuluar kishin duart e tyre të lidhura, ndërsa të tjerët kishin ende tuba mjekësorë të lidhur me to.
“Ka indikacione për kryerjen e ekzekutimeve në terren kundër disa prej viktimave, ndërsa trupat e viktimave të tjera mbanin shenja torture dhe të tjerët u varrosën të gjallë. Disa viktima u varrosën në qese plastike dhe u vendosën në një thellësi prej tre metrash, gjë që përshpejtoi dekompozimin e tyre,” thanë zyrtarët nga Departamenti i Mbrojtjes Civile të Gazës gjatë një konference për shtyp.
Varret masive u zbuluan pasi ushtria izraelite u tërhoq nga Khan Yunis më 7 prill pas një bastisjeje katër-mujore të qytetit që shkatërroi shumicën e infrastrukturës dhe la mijëra të vdekur. Zyrtarët e Gazës kanë theksuar më parë se ushtria izraelite përdor zhdukjen e detyruar si një politikë sistematike kundër njerëzve të Rripit, duke theksuar se mijëra palestinezë janë ende të zhdukur.
Rruga Press