Bota

Epoka e paqes në Evropë ka përfunduar, thotë ministri i Jashtëm ukrainas

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka çmuar politikanët e SHBA-së për miratimin e ndihmës shumë të vonuar në vlerë prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën, por ka tërhequr vërejtjen se furnizimet e reja nuk do të ndryshojnë menjëherë situatën në fushën e betejës.

“Hallelujah”, ka thënë Kuleba kur është pyetur të mërkurën lidhur me votimin përfundimtar nga Senati amerikan.

Ai ka thënë se kishte besim se do të merrnin përgjigje pozitive, derisa ka shtuar se Perëndimi duhej të “kuptonte se epoka e paqes në Evropë ka mbaruar” dhe “të ndërtonte industrinë e tij të mbrojtjes”.

Lexo më shumë  Arrestim spektakolar në Gjermani: Si përfundoi me pranga në duar ish-shefi i Shërbimit Sekret?

Duke folur për “The Guardian” ai ka thënë se kishte shpresë se Shtëpia e Bardhë do të zbulonte një paketë të re armësh “brenda ditësh, ndoshta disa orësh” dhe ishte “thjesht një çështje logjistike” për të marrë furnizimet në vijën e parë.

Zyrtarët e Pentagonit kanë treguar se disa municione tashmë janë grumbulluar në Evropë, ku artileria dhe mbrojtja ajrore pritet të jenë ndër prioritetet.

Lexo më shumë  Miliarda dollarë amerikane për armë në Lindjen e Mesme, SHBA-ja miraton marrëveshjet me tri shtete arabe

Kuleba ka thënë gjithashtu se Ukraina kishte identifikuar shtatë sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot që mund të përdorte për të mbrojtur civilët në qytetet e mëdha jashtë Kievit. 

Raportet e shtypit thonë se Greqia dhe Spanja po shqyrtojnë nëse do të furnizojnë Ukrainën me Patriotë.

Rruga Press

YouTube player