Von der Leyen: Rusia nuk është kërcënim vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën
Rusia është një kërcënim ekzistencial jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën, theksoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur në manifestimin e 20-vjetorit të zgjerimit të vitit 2004 në Parlamentin Evropian në Strasburg.
“Një fitore e Putinit jo vetëm që do të ndryshonte hartën, jo vetëm do të mbulonte fytyrën e kombit ukrainas, por do të ndryshonte rrjedhën e historisë evropiane. Bashkimi ynë nuk do të ishte kurrë i njëjti”, vuri në dukje ajo.
Presidentja e Komisionit tha se ndihma ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Bashkimi Evropian, inkurajon për të bërë edhe më shumë.
“Dhe ne duhet të jemi shumë të qartë për këtë. Sepse që Evropa të fitojë të ardhmen, ashtu siç bëri 20 vjet më parë, Ukraina duhet të fitojë”, tha ajo.
Rruga Press