Bota

Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Dronët e shërbimit sekret ukrainas kanë goditur dy rafineri të naftës në rajonin e Smolenskut në Rusi.

Burime të Ukrainska Pravda bëjnë të ditur se Rosneft ka pësuar humbjen e dy rezervuarve gjigant në Yartsevo dhe Rozdory në rajonin e Smolenskut.

Dronët ishin drejtuar nga operatorët e inteligjencës ukrainase, që goditën rezervuarët që kishin mbi 26 mijë metër kub të naftës ruse.

Lexo më shumë  Shefi i OKB, Antonio Guterres bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm midis Afganistanit dhe Pakistanit

Shërbimi sekret ukrainas vazhdimisht ka kryer sulme të tilla, në veçanti mbi rafineritë ruse të naftës, që furnizojnë ushtrinë e Vladimir Putinit që po kryen agresion mbi Ukrainën.

Madje edhe mediat ruse kanë raportuar për shpërthime të mëdha të zjarrit në rajonin e Smolenskut, duke mos dhënë detaje sesi kanë ndodhur këto shpërthime.

YouTube player
Lexo më shumë  Pamje të reja të sulmeve ndaj Iranit. Raketat shihen teksa fluturojnë mbi territorin irakian drejt Teheranit
YouTube player