Lajme

Shaip Kamberi takon Viola Von Cramon, flasin për pasivizimin e adresave të shqiptarëve nga Serbia

Deputeti shqiptar në parlamentin  e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me eurodeputeten Viola von Cramon,  me të cilën kanë diskutuar problemet e diskriminimit të shqiptarëve, veçanërisht në Luginën e Preshevës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë diskutuar për rëndësinë e trajtimit të barabartë e të lirive individuale e kolektive.

“Në këtë takim, u përballëm me çështjet që prekin të drejtat dhe barazinë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Diskutuam thellësisht për rëndësinë e trajtimit të barabartë dhe të lirive individuale dhe kolektive, duke u bazuar në normat e konventave ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut. Qëndrim të qartë të solidaritetit dhe angazhimit tonë për të adresuar diskriminimin e pasivizimin dhe për të ndihmuar në garantimin e të drejtave të plota për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës. Për ne, bashkëpunimi me miqtë dhe partnerët tanë është jetësor për të arritur qëllimet tona dhe për të ndikuar në ndryshimet e nevojshme për të siguruar një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Përfaqësuesit politik shqiptarë në Luginën e Preshevës vazhdimisht kanë shprehur shqetësime për diskriminim  të shqiptarëve nga Serbia.

Rruga Press

YouTube player