Bota

Koreja e Jugut thotë se Koreja e Veriut do të eksportojë raketa në Rusi

Zëdhënësi i shefave të Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut, Lee Sung Joon, ka thënë të martën se testimi i raketave të shumta nga Koreja e Veriut ka të ngjarë të jetë provë për t’i eksportuar ato në Rusi.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut e kanë akuzuar Korenë e Veriut për eksportimin e predhave të artilerisë, raketave dhe municioneve të tjera në Rusi, duke ndihmuar kështu Rusinë në ofensivën e saj ndaj Ukrainës. 

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut kanë njoftuar se Koreja e Veriut ka testuar raketat, të cilat u rrëzuan në ujërat midis Gadishullit Korean dhe Japonisë, të hënën.

Testimet e fundit erdhën pas stërvitjeve të përbashkëta dy javore të Koresë se Jugut dhe Shtetet e Bashkuara, raporton “Associated Press”.

Rruga Press

YouTube player