Lajme

Gërvalla me një vendim ndalon punësimin e familjarëve të ngushtë të zyrtarëve dhe diplomatëve në MPJD

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë vendim që në këtë ministri të mos kenë të drejtë të punësohen familjarët e ngushtë të zyrtarëve dhe diplomatëve që janë pjesë e institucionit që ajo udhëheq.

Sipas saj nepotizmi, familjarizmi, mungesa e theksuar e profesionalizmit dhe llogaridhënies, kanë qenë arsye pse ky dikaster ka qenë në gjendje të mjerueshme.

“Është i gjatë rrjeshti i familjarëve të figurave politike dhe publike të punësuara në këtë ministri. I motrave dhe vëllezërve, i grave dhe burrave, djemve dhe vajzave, kunatava, kunetërve dhe baxhanakëve të ministrave, deputetëve, pronarëve të mediumeve, gjyqtarëve e prokurorëve. Nuk është i vogël as numri i anëtarëve të ngushtë të familjes të zyrtarëve të MPJD/së. Deri në katër anëtarë nga e njëjta familje kanë qenë të punësuar në këtë institucion. Familjarë të ngushtë janë dërguar të shërbejnë në të njëjtin mision diplomatic”, shprehet Gërvalla, transmeton KlanKosova.tv.

Lexo më shumë  ASK: Bruto Produkti Vendor në Kosovë në tremujorin e tretë ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë

“Për t’iu dhënë fund këtyre dukurive kam nënshkruar vendimin me numër 113/2024, i cili ndalon punësimin e familjarëve të afërt të zyrtarëve dhe diplomatëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës”.

Gërvalla më tej ka thënë se rekrutimi i diplomatëve të rinj mund dhe do të bëhet vetëm duke u bazuar në meritokraci, në konkurse të hapura për të gjithë dhe të bazuara në kritere profesionale.

Lexo më shumë  Rama flakë për flakë kundër SPAK-ut, deklarata "as mish as peshk" që lë të kuptohet se nuk e jep imunitetin e Ballukut

Kohë më parë ka pasur raportime se edhe e bija Gërvallës ka qenë pjesë e ministrisë për të bërë një praktikë që i nevojitej për shkollim.

Rruga Press

YouTube player