Lajme

Nga Bullgaria Kurti udhëtoi në Gjermani, takime në Niedersachsen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka udhëtuar për në Hanover të Gjermanisë, për të zhvilluar takime me ndërmarrës, investitorë potencialë dhe përfaqësues politikë të landit gjerman Niedersachsen.

Lajmin e ka konfirmuar vetëm Kurti në rrjetin social facebbok.

Në Gjermani kryeministri ka udhëtuar pas vizitës që i bëri dje Sofjes, ku u prit nga liderë shtetërorë bullgarë në kuadër të Forumin Ekonomik të Vjenës, që kësaj radhe mbajt punimet në kryeqytetin bullgar.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimi rajonal, Kurti zhvilloi bisedime me kryeministrin në detyrë të Bullgarisë, Dimitar Glavchev me të cilin u takuam për herë të parë, dhe me presidentin e vendit, Rumen Radev me të cilin është takuar edhe në Prishtinë.

Rruga Press

YouTube player