KryesoreLajme

Qoku: BDI-ja e Ahmetit i favorizon politikat proserbe

Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti dhe kandidat për deputet në Maqedoninë e Veriut, ka deklaruar se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), i Ali Ahmetit është subjekt që po i favorizon politikat proserbe.

Ai ka deklaruar të hënën në “Interaktiv” të KTV-së se Ahmeti e ka dëshmuar në qeverisjen aktuale se “kjo qeverisje është e afërt me presidentit serb, Aleksandar Vuçiq”.

“Albin Kurti do të jetë kundër një subjekti politik që përkrah afërsinë me Beogradin e sotëm të drejtuar nga Vuçiqi. Sot Vuçiqi në Këshill të Sigurimit dha deklarimin se Kurti ndërhyn në politikën e Maqedonisë së Veriut, që u pasua nga një deklarim që ‘Vuçiqi i doli zot BDI-së’. Kemi një qeverisje të afërt me Beogradin e Vuçiqit”, ka deklaruar Qoku, një nga përfaqësuesit e koalicionit VLEN.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Sipas këshilltarit të Kurtit, ndërlidhja e Ahmetit me politikat pro-serbe janë vërejtur “edhe në çështjen e Ballkanit të Hapur”.

Sipas Qokut, kryeministri Kurti është politikan me ndikim pozitiv në Maqedoninë e Veriut.

“Albin Kurti është politikan me ndikimin më të madh, ka ndikim tëe madh e pozitiv në Maqedoninë e Veriut. Kurti ju flet shqiptarëve që duan ndryshime e duan të luftojnë korrupsionin. Si kryeministër në asnjë rast s’e ka asnjë deklarim apo gjest politike e s’ka shprehur çfarëdo kërcënimi apo pretendimi ndaj Maqedonisë së Veriut…Është skandaloze të krahasosh Albin Kurtin me ndërhyrjen e Vuçiqit. Vuçiqi ka gjak ndaj kombeve të tjera, Vuçiqi është ish-ministër i regjimit të Milosheviqit”, ka shtuar Qoku.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Kandidati për deputet në Maqedoninë e Veriut ka shtuar se pret të bie BDI-ja nga pushteti dhe se koalicioni VLEN do të jetë fitues i zgjedhjeve. 

“Unë them si politikan, s’do të humbim. Do t’i fitojmë zgjedhjet. Gjitha anketat dëshmojnë se ne jemi fitues absolut të këtyre zgjedhjeve. Ne pra, të paktën do të jemi 20 mijë vota aktualisht para Bujar Osmanit. Anketat na thonë. Në njësinë zgjedhore 6, ku janë votat më të mëdha shqiptare, BDI thuajse është inekzistente politikisht aty. Është shumë e dobët”, tha Qoku.

Rruga Press

YouTube player