Lajme

Vuçiqit i pengon prania e grave shqiptare në Këshill të Sigurimit, të cilat janë dëshmi e krimeve të luftës të Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur para Këshillit të Sigurimit duke thënë se te mijëra gra në Kosovë është bërë dhunë seksuale gjatë luftës, si dhe duke përmendur Vasfije Krasniqin dhe Shyhrete Tahirin, dy të mbijetuara të kësaj dhune seksuale.

“Vasfije Krasniqi ishte 16-vjeçe kur u përdhunua dy herë nga forcat policore të Milosheviqit. Ata donin t’ia mbysnin shpresën. ‘Do të vuash më shumë nëse vazhdon të jetosh’ i kanë thënë ata, kur ajo i kishte lutur që ta vrisnin. Shyhrete Tahiri-Sulejmani është gjithashtu një nga mijëra të mbijetuara nga dhuna seksuale në Kosovë. Ajo ka qenë cak i krimit çnjerëzor. Është dhunuar para vajzave, njëra 3-vjeçare e tjetra 1-vjeçare. Forcat e Milosheviqit kryen këto krime para syve të fëmijëve që dhimbja të kalonte nga gjenerata në gjeneratë”, ka thënë Osmani.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Prezente pranë Osmanit ishte edhe Fahrije Hoti, të cilës forcat serbe ia zhdukën bashkëshortin. Osmani ka folur edhe për mbijetesën e saj dhe aktivitetin e saj si mesazh për të kërkuar drejtësi.

“Do të përsëris që t’i mbajmë përgjegjës ata kryerës të veprave…Mbi 1.600 individë në Kosovë ende janë të zhdukur e të varrosur në varrezat masive në Serbi…Kërkojmë kthimin dhe vazhdojmë të punojmë për të zgjedhur rrugën e drejtësisë, e kjo rrugë është për të forcuar përkushtimin tonë që krimet e tilla të mos përsëriten më asnjëherë”, ka thënë ajo.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u ankua për shkak të prezencës së Krasniqit, Tahirit dhe e Hotit, duke u shprehur se ky ishte “kurth për delegacionin serb”. Presidentit të Serbisë, prania e këtyre grave në Këshill të Sigurimit i sjell pengesë, sepse me praninë e tyre ato i sjellin atij përpara syve të të gjithë Këshillit të Sigurimit dëshminë e krimeve monstruoze të Serbisë, të cilat ai do që të rrinë të fshehura.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se ato gra ishin janë pjesë e delegacionit të saj.

Rruga Press

YouTube player