Mblidhet KQZ, në rend dite edhe votimet për largimin e kryetarëve në veri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës ku pritet të shqyrtohen së paku 4 pika të rendit të ditës.
Në rend dite pos tjerash është edhe ajo lidhur me organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë, që do të mbahet nesër.
“Njoftim lidhur me organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21.04.2024”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të KQZ-së.
Po ashtu në rend dite janë edhe aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së, shqyrtimi dhe miratimi i Procedurave të QNR-së, si dhe pika tjera.
Rruga Press