Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin
Në bazën ushtarake në pjesën qendrore të Irakut janë regjistruar disa shpërthime ku kanë mbetur të plagosur disa persona dhe një ka vdekur.
Siç raportohet, të paktën pesë shpërthime u regjistruan në bazën që i përket forcave afër Iranit.
“Ish grupi paraushtarak pro-iranian Hashed-al Shaabi, i cili tani është integruar në ushtrinë e rregullt, është i vendosur në këtë bazë”, raporton theguardian.
Sipas njoftimeve paraprake nga zyrtarët irakianë, një person ka mbetur i vrarë nga sulmi, ndërsa tetë janë plagosur.
IRAQ: Massive explosion in Kalsu military camp in Babil, strikes targeted pro-Iran PMF. At least one killed, Israel suspected pic.twitter.com/BhSK2HT7tA
— Joyce Karam (@Joyce_Karam) April 19, 2024
“Sulmi shkaktoi dëme materiale si dhe viktima. Janë dëmtuar automjete, pajisje dhe armë”, njoftoi baza.
Për momentin nuk dihet se kush e ka kryer sulmin ndërsa ushtria amerikane ka njoftuar menjëherë pas shpërthimeve se nuk kanë marrë pjesë në sulm.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kryen sulme ajrore në Irak. Raportet se ushtria amerikane kreu një sulm nuk janë të vërteta”, thanë ata.
Edhe pse sulmi i atribuohet Izraelit, zyrtarë nga Tel Avivi po ashtu kanë deklaruar se ushtria e këtij vendi nuk ka kryer sulme në territorin irakian.
استمرار وصول العجلات التي تحمل عدد من الجرحى الذين اصيبوا جراء الهجوم الجوي على قاعدة كالسو في بابل. pic.twitter.com/dFSFyc7kAf
— شاهو القرةداغي (@shahokurdy) April 19, 2024
Rruga Press