KryesoreLajme

Skandaloze/ Gjykata në Beograd pa asnjë fakt i cakton 30 ditë paraburgim qytetarit nga Gjakova që u arrestua para dy ditësh në Serbi

Sadik Duraku nga fshati Damjan i Komunës së Gjakovës i cili u arrestua para dy ditësh në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë sot ka dalë para gjykatës në Beograd për tu gjykuar kinse për krime lufte.

Burime të KosovaNews bëjnë të ditur se në orët e pasdites gjykata në Beograd i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh me kërkesë e prokurorisë serbe.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Prokuroria për krime lufte e Serbisë me akuza të sajuara po e akuzon Durakun kinse si pjestarë i UÇK-së ka marrë pjesë në krime lufte në keqtrajtimin e civilëve serb në rajonin e Gjakovës.Prizrenit dhe Pejës.

Ndërkohë familjarët e tij kanë thënë se Sadik Duraku në atë kohë nuk ka qenë fare në Kosovë pasiqë ai qe 30 vite jeton në Angli dhe gjatë kohës së luftës ka qenë duke jetuar në këtë shtet. Familjarët e Durakut bëjnë të ditur se ai nuk është mirë me shëndet sepse  para pak kohe ai i është nënshtruar një operacioni në zemër dhe është duke u trajtuar me barëra gjë që tash i rrezikohet edhe më shumë shëndeti i tij në burg. /KosovaNews/

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫
YouTube player