KryesoreLajmeUncategorized

Kurti: Bandat fashiste nuk mund të hyjnë në zyrat e kryetarëve

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që të dielen e 21 prillit pritet të mbahet në komunat veriore.

Kurti tha se në zyre nuk mund të hyjnë bandat fashiste.

“Këta kryetarë mund të dalin nga zyrat, por jo me banda krimnale e fashiste që dhunojnë KFOR-in, gazetarët dhe policinë. Me zgjedhje hyhet në zyre. Nuk hyhet në zyre me bomba, granata dhe me armë të tjera që janë sulmuar personeli i sigurisë dhe gazetarët”, tha ai.

Lexo më shumë  Lindjet në Shqipëri po bien ndjeshëm, 2025 regjistroi 1,885 bebe më pak se 2024

I pari i Qeverisë së Kosovës theksoi se në rast se 50+1 përqind e qytetarëve do të votojnë pro largimit të kryetarëve, ata nuk do të jenë më.

“Për çështjen e zgjedhjeve të cilat do të mbahen në katër komunat veriore të vendit, më 21 prill, pra të dielen e kësaj jave prin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Qeveria e Kosovës është në shërbim të tyre. Nga ana jonë është vullneti që të mbahet ky votim dhe në komunat të cilat 50+1 përqind e qytetarëve do të votojnë për t’ua ndërprerë mandatin kryetarëve të komunave ne do të jemi garancion që kjo do të zbatohet në plotni dhe me shpejtësi. Dhe më pas le t’i kemi zgjedhjet ku do t’i ndërrojmë këta kryetarë të komunave”, tha ai, njofton klankosova.tv.Kryeministri këto deklarime i bëri në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e rrugës Kjevë-Dollc

Lexo më shumë  Mungon Rama në Konferencën e Mynihut - Balla e nis vizitën me gafë: e quan "të dërguar special" atë që tani është vetëm drejtor institucioni kulturor

Rruga Press

YouTube player