Lajme

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq ka kërkuar drejtësi për vrasjet e shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.

Kjo kërkesë e tij ka ardhur saktësisht 25 vjet pasi trupat ushtrisë Jugosllave vranë gjashtë shqiptarë të Kosovës, duke përfshirë dy fëmijë, në një fshat kufitar.

“Viktimat e krimit në Kaludjerski Laz, të kryer saktësisht 25 vjet më parë në vitin 1999 në Mal të Zi, meritojnë drejtësi dhe autoritetet nuk duhet të heqin dorë nga vërtetimi i së vërtetës dhe vënia e autorëve para përgjegjësisë”, tha Milatoviq.

Presidenti malazez shtoi se ky krim përfaqëson një kapitull të errët të historisë sonë, i shënuar nga humbja e jetëve të pafajshme, atyre që kërkuan strehim në vendin tonë.

Lexo më shumë  Nafta shkon 229 lekë, qeveria shqiptare nuk merr as edhe një masë të vetme

“Gjithashtu, bëj thirrje për ngritjen e një memoriali dinjitoz që do të nderojë përgjithmonë viktimat, por edhe do të shërbejë si vend mësimi për brezat e ardhshëm”, ka shkruar Milatoviq në “X”.

Në Kaludjerski Laz, një fshat afër kufirit me Kosovën, anëtarët e Ushtrisë Jugosllave vranë gjashtë civilë shqiptarë të Kosovës, duke përfshirë dy fëmijë, më 18 prill 1999.

Pesë të tjerë u plagosën në sulm, i cili ndodhi gjatë bombardimeve 78-ditore të NATO-s ndaj Jugosllavisë, që synonte ta detyronte presidentin Sllobodan Millosheviq të tërhiqte forcat serbe nga Kosova.

Këtë vit, OJQ-të i kërkuan edhe Prokurorisë Speciale të Shtetit që të rishqyrtojë rastin.

Lexo më shumë  Corriere della Sera: Protestat në Shqipëri po kthehen në revoltë të madhe kundër qeverisë, kërkohet dorëheqja e Ramës

Aksioni për të Drejtat e Njeriut tha se ndëshkimi i krimeve të luftës është i rëndësishëm për viktimat dhe familjet e tyre, por edhe për të gjithë shoqërinë, pasi do të ndihmonte në parandalimin e përsëritjes së krimeve të tilla.

Rruga Press

YouTube player