KryesoreLajme

NATO shton trupat dhe artilerinë e rëndë në Kosovë dhe Bosnje

Komandanti Suprem i NATO-s për Evropën, gjenerali Christopher Cavoli ka thënë se aleanca ushtarake ka vendosur të forcojë forcat rezervë brenda misionit në Kosovë (KFOR) dhe në Bosnje e Hercegovinë (EUFOR Altea) për shkak të përshkallëzimeve të mundshme.

Cavoli më 11 prill ka raportuar në një seancë dëgjimore para Komitetit të Forcave të Armatosura të Kongresit amerikan.

Ai ka thënë se pas analizës së plotë, kanë vendosur që KFOR-it i duhen më shumë trupa dhe më shumë artileri.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

“Pasi kemi bërë analizën e plotë të KFOR-it, kemi arritur në përfundimin se na duhen jo vetëm më shumë forca, por edhe forca më të rënda. Ky proces është në vazhdim. Ne do të sjellim më shumë pajisje të rënda ushtarake në terren, si dhe më shumë njerëz”, ka thënë Cavoli.

Cavoli ka bërë të ditur se dy misione janë nisur me qëllim të mbledhjes të sa më shumë informacioneve dhe kuptimit më të mirë të ngjarjeve në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Gjenerali i NATO-s thekson se tensionet etnike në Bosnje e Hercegovinë kanë gjithashtu potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Ai ka deklaruar se aktivitetet e Rusisë për nxitjen e tensioneve mes boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve kanë për qëllim dobësimin e vendit dhe prishjen e lidhjeve me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

“Politika etno-nacionaliste e pengon Bosnjën dhe Hercegovinën të miratojë reformat e nevojshme politike, ligjore dhe ekonomike që do të përmirësonin integrimin e saj euroatlantik”, ka theksuar gjenerali amerikan.

Sipas tij, etniteti serb i Bosnjës po përpiqet ta dobësojë pushtetin shtetëror.

YouTube player