KryesoreLajme

Qoku i reagon BDI-së: Jemi lodhur nga këta që shqiptarizmin e kanë punë personale, ndërsa sllavizmin detyrë qeveritare

Kandidati për president në Maqedoni të Veriut nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani ditëve të fundit po mundohet të pastrojë imazhin e tij pro-serb e pro-sllav duke bërë deklarata që manipulojnë realitin politik e opinionin publik.

Në një deklarim për një media maqedonase, Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm i MV-së, deklaroi se qendrimet personale të tij nuk ishin edhe qëndrime të Qeverisë, duke iu referuar kështu heshtjes së Qeverisë së MV-së për sulmin terrorist serb në Banjskë të Kosovës.

Me një deklaratë të tillë Osmani pranon të paktën një nga dy të vërtetat që implikohen, ai ose është dakort me Qeverinë e tij në pozicionimin pro-serb, pra pro-terrorist dhe nuk e pranon, ose ai shërben me dëshirë në një Qeveri që shkon kundër interesave të shqiptarëve, dhe prap nuk e thotë. Në të dyja rastet ai gënjen dhe nuk e thotë të vertetën, dhe tenton tani të manipulojë opinionin publik, a thua se brenda Qeverisë së Ballkanit të Hapur, ndaj së cilës ai është shumë besnik, ka pasur çarje dhe debate në lidhje me këtë pozicionim.

Lexo më shumë  Ministri Sveçla e Krasniqi vizitojnë komunën paralele serbe të Skenderajt e cila u mbyll dje

Ndaj këtij manipulimi ka reaguar edhe kandidati për deputet nga radhët e LVV-së në zgjedhjet e përgjithshme në RMV, Bekim qoku i cili shkruan se “jemi lodhur nga këta që shqiptarizmin e kanë punë personale, ndërsa sllavizmin detyrë qeveritare“.

Gati 7 muaj pas sulmit terrorist në Banjskë, e përkundër të gjitha fakteve dhe provave që Qeveria e Kosovës i ka bërë publike, Bujar Osmani paska vendosur që tani, gjatë fushatës zgjedhore, ta fajësojë Serbinë. Menjëherë pas Banjskës, Osmani tha se Maqedonia duhet ta rimendojë pjesëmarrjen e saj në Open Balkan. Por në 5 tetor përgënjeshtroi veten, duke thënë se komentet e tij ishin qëndrime personale, ama jo të qeverisë. Jemi lodhur nga këta që shqiptarizmin e kanë punë personale, ndërsa sllavizmin detyrë qeveritare“, shkruan Qoku në llogarinë e tij në Facebook.

Lexo më shumë  Kolonializmi

Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje presidenciale të mërkurën e 24 prillit, ku nga radhët e shqiptarëve kandidojnë Arben Taravari nga fronti opozitar shqiptar VLEN, dhe Bujar Osmani nga radhët e partisë së përhershme të pushtetit BDI.

YouTube player