Rrugë të shkatërruara e njerëz të frikësuar, pamje nga Alaska një ditë pas tërmëtit të fuqishëm 8.2 ballë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.2 i shkallës rihtes goditi ditën e djeshme Alaskën dhe pamjet nga dëmet që ka shkaktuar janë të frikshme.
Fatmirësisht nuk ka patur dëme njerëzore. Ishte lajmëruar se mund të shkaktohet edhe një tsunam nga forca e madhe e tërmetit, por ky lajmërim u hoq tre orë pas tërmetit, atëherë kur nuk kishte më rrezik. Qytetarët janë qetësuar pas lajmit se nuk do të ketë tsunam dhe ndihen shumë me fat se ky tërmet i fuqishëm nuk shkaktoi asnjë viktimë.
Nga pamjet duket që forca e madhe e tërmetit ka shembur edhe rrugë duke i bërë ato të pakalueshme. Ky tërmet ka qënë më i fuqshmi nga gjysma e shekullit të fundit në SHBA. Alaska është një vend sizmik, në një muaj e godasin rerth 1.000 tërmete të vegjël. Më i fuqishmi ishte ai i vitit 1960 me magnitudë 9.5 dhe shkaktoi edhe tsunam ku humbën jetën 131 viktima.
![](https://www.rrugapress.al/wp-content/uploads/2021/07/640-0-610282e86def7.jpeg)
Rruga Press