Shpërthim në veri të Kosovës, dyshohet për granatë dore
Policia e Kosovës të enjten ka njoftuar për shpërthim në një oborr të një shtëpie në Zherovnicë të Zveçanit, e cila dyshohet se është shkaktuar nga një granatë dore.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.
Rasti po hetohet.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit në Zvecan, respektivisht Zherovnicë është dëgju një shpërthim. Dyshohet se shpërthimi është shkaktu nga një granatë dore e cila është hedh në një oborr të një shtëpie. Dëme të vogla materiale janë shkaktu, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz. Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, ka njoftuar Policia.
Rruga Press