ArgumentKryesore

Tomorri: Fushata e egër mediatike kundër Kurtit në Shqipëri ra. Kosova vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor

Nga Klodian Tomorri

Me gisht në …

Ka më shumë se dy vjet që në Tiranë bëhet një fushate e egër mediatike dhe jo vetëm, kundër Albin Kurtit.

Thuajse çdo ditë dilnin tituj ose deklarata publike mbi rrezikun e madh të izolimit të Kosovës. Se si qeveria e Albin Kurtit ishte shndërruar në një kërcenim të madh për Kosovën. Si po e fuste kryeministri Kosovën në konflikt me partnerët strategjike si SHBA, BE e kështu me radhë.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Të gjithë e kanë të qartë se kush e sponsorizonte fushatën, ose se cili ishte burimi që e frymezonte atë. Dhe të gjithë e kanë të qartë motivin e saj.

Albini kishte dy faje shumë të mëdha. E para që nuk vidhte. E dyta që nuk e tregtonte interesin kombëtar për interesa personale. Me pak fjale, Albini ishte e kundërta e modelit në krahun tjetër të Shqipërisë dhe kjo e bënte atë shumë të rrezikshëm.

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Por tani fushata ra. Kosova jo vetëm që nuk u izolua, por është shndërruar në shtetin më demokratik dhe më të respektuar sot në Ballkanin Perëndimor. (Kuptohet, përveç Shqipërisë, të cilës i marrin mendim të gjitha fuqitë e mëdha).

Por lufta duhet të vazhdojë. Shqiptarëve nuk duhet t’u ofrohet në asnjë mënyrë shembulli i udhëheqësit të pakorruptueshëm sepse kjo është shumë e rrezikshme.

Rruga Press

YouTube player