Lajme

Historiani Butka: Kush mban përgjegjësi për masakrën e Tivarit?

Historiani Uran Butka deklaroi se në masakrën e Tivarit u vranë 3933 shqiptarë të pafajshëm, duke shtuar se nëse llogariten edhe të zhdukurit, numri i viktimave mund të jetë mbi 4500 shqiptarë të Kosovës.

Ai shtoi se askush nuk mbajti përgjegjësi për masakrën.

‘Për masakrën e Tivarit nuk është mbajtur asnjë përgjegjësi. Çubriloviçi ka thënë se shqiptarët duhet të vriten dhe të zhduken.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Çdo masakër mbi shqiptarët duhet të zbardhet, edhe ato të luftës së Kosovës. Shtetet që bënë masakra duhet të mbahen përgjegjëse.

Brigadat shqiptare të asaj kohe nën pushtetin jugosllav shtypën rebelimin e popullit shqiptar të Kosovës.

Masakra u bë nga Jugosllavia në bashkëpunim me Shqipërinë e drejtuar nga Enver Hoxha. Brigadat shqiptare u përdorën nga Jugosllavia. Përgjegjësi për masakrën ka edhe Haxhi Lleshi.

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

U vranë mbi 3933 shqiptarë të pafajshëm. Ndërsa, nëse shtojmë dhe të zhdukurit arrin mbi 4500 viktima. Duhet të mësojmë të vërtetën sepse e vërteta është më e rëndësishme se gjithçka’, deklaroi historiani Uran Butka i ftuar në rubrikën Opinion në News24.

Rruga Press

YouTube player