KryesoreLajme

Kurti i prerë për Asociacionin: Nuk bëj hapa që rrezikojnë Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës tha se “Kosova e ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në KiE dhe se sipas tij nuk ka ndonjë rast tjetër në historinë e Këshillit të Europës që Këshilli i Ministrave ka shpërfillë mbështetjen e Asamblesë Parlamentare. “Mbështjetja për Kosovën nuk ishte thjeshtë vetëm masive, por ishte edhe e thellë meqenëse edhe debati dhe argumentet u fituan”, tha mes tjerash Kurti.

Duke folur për çështjen e “Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, Kurti argumentoi se Kosova ka formulimet e saja kushtetuese dhe ligjore sa i përket të drejtave të pakicave si pak kush tjetër në botë. Ndërsa për kërkesat e shteteve të QUINT-it, Kurti tha se vendet që e kanë njohur Kosovën si shtet nuk bën që të mbajnë qëndrim më poshtë se deputetja greke Dora Bakoyannis.

Lexo më shumë  Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)

“Shtetet e QUNT-it mos të kërkojnë më pak për Kosovën se Dora Bakoyannis, ose mos të bëjnë për Kosovën trysni më shumë se ajo (Bakoyannis) që vjen nga një shtet që nuk e ka njohur Kosovën”. Kryeministri deklaroi se Kosova është e gatshme që të bashkëpunojë, por theksoi se nuk mund të presim që Kosovën të tjerët ta duan më shumë se ne. I pyetur se a është i gatshëm që të rrezikojë anëtarësimin në Këshill të Europës, nëse çmimi është lëvizja drejt asociacionit, kryeministri Kurti tha: “Unë nuk bëj hapa që e rrezikojnë sovranitetin, integritetin territorial, kushtetueshmërinë dhe ligjmërinë e Kosovës”.

Lexo më shumë  Komisioni Evropian i BE-së dënon deklaratën e ministres serbe për "spastrimin etnik" të Kosovës
YouTube player