KryesoreLajme

Asambleja Parlamentare i thotë PO Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro raportit të Dora Bakoyannis për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Ky Opinion rekomandon anëtarësimin e plotë të Kosovës, pa asnjë parakusht shtesë, si shtet evropian sipas nenit 4 të Statutit dhe duke hequr fusnotën nga denominimi.

Kosovës tani i ka mbetur vetëm një hap për anëtarësim në KiE, që është votimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm në muajin maj nëse hyn në rend dite.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Opinioni u miratua me 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 abstenim.

Pas këtij votimi, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, fiton demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. E me Kosovën aty, Këshilli i Evropës fiton një demokraci të re e të gjallë, ku sundon ligji e respektohen të drejtat e njeriut.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?
YouTube player