Lajme

E mërkura, ditë zie në Kosovë

E mërkura është shpallur ditë zie shtetërore në Kosovë.

Vendimi është marrë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas vrasjes së një gruaje në Pejë.

Sipas Osmanit, shoqëria duhet të jetë në zi çdo ditë derisa të ketë vrasje të grave.

“Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Një grua në Pejë është vrarë mëngjesin e së martës. Ajo dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, i cili tashmë është arrestuar.

Të premten po ashtu një grua është vrarë në Ferizaj, në Qendrën për Punë Sociale, nga bashkëshorti i saj.

Rruga Press

YouTube player