UNICEF publikon shifrat: Çdo dhjetë minuta një fëmijë vritet ose plagoset në Gaza
Specialistja e komunikimit e UNICEF-it, Tess Ingram në një konferencë për shtyp në Gjenevë, deklaroi se më shumë se 12 mijë fëmijë u plagosën në Gaza që nga 7 tetori 2023.
Ajo shtoi gjithashtu se ky nuk është një numër i saktë dhe shifrat reale mendohet të jenë edhe më të larta.
“Fëmijët kanë një pjesë të madhe të plagëve të kësaj lufte. Më shumë se 12.000 fëmijë u plagosën në Gaza që nga 7 tetori 2023, shifrat reale mendohen të jenë më të larta.
Me të paktën 70 fëmijë të plagosur çdo ditë, ne kemi nevojë që numri i evakuimeve mjekësore të rritet në mënyrë që fëmijët të kenë akses në kujdesin për të cilin kanë nevojë urgjente. Dhe me një fëmijë të vrarë ose të plagosur çdo 10 minuta, ajo për të cilën kemi më shumë nevojë është arritja e një armëpushimi”, tha ajo.
Sipas Ingram, një armëpushim afatgjatë është mënyra e vetme për të ndaluar vrasjen dhe gjymtimin e fëmijëve.
Rruga Press