Vllaznia në kërkim të përmbysjes së madhe, Brdariç aktivizon titullar Latifin. Ja formacioni i shkodranëve
Duke filluar nga ora 21:00, Vllaznia do të zbresë në fushë përballë rivalëve qipriotë të AEL Limasolit për ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.
Shkodranët pas humbjes 1-0 në sfidën e parë, kanë të gjitha mundësitë për të përmbysur rezultatin dhe pse do të jetë e vështirë. Vllaznia tregoi se është ekip me shpirtin e garës, duke përmbysur boshnjakët e Shirokit pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë.
Sigurisht, një mbështetje e madh do të vijë dhe nga tifozët mbrëmjen e sotme, pasi priten të jenë 6 mijë mbështetës të shkodranëve në ‘’Loro Boriçi’’ për këtë takim. Trajneri Brdariç ka zgjedhur një formacion 4-3-3 për sfidën e sotme, ku blerja më e re Liridon Latifi do ta nisë si titullar ndeshjen.
FOMACIONi ZYRTAR

Rruga Press