Lajme

Kurti: Themeli i paqes, drejtësia për viktimat dhe ndëshkimi i kriminelëve

Kryeministri Albin Kurti gjatë adresimit të tij në panelin “Si të rritet roli i grave në procesin e paqes” në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili ka filluar sot në Prishtinë, ka theksuar se themeli i paqes është drejtësia për viktimat dhe ndëshkimi i kriminelëve.

“Tri fjalë të rëndësishme na kanë mbledhur këtu: Gratë, Paqja dhe Siguria. Sot jemi bashkë për këtë trinum që është i lidhur ngushtë. Jemi bashkë  çdo ditë në kauzën për drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës çdo kund. Ne jemi pranë të mbijetuarve gjithmonë, edhe dje edhe sot”, ka theksuar Kurti.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Ai tutje ka thënë se duke paguar një çmim shumë të lartë për lirinë, të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, bëhen kujdestaret më të mira të lirisë, andaj edhe kontribuojnë në paqe, e sjellin më shpejt atë.

“Përfshirja dhe pjesëmarrja e tyre e siguron paqen e qëndrueshme. Ato që para një  çerek shekulli ishin subjekt i luftës  ç’njerëzore të Serbisë, sot janë heroina tona, heroina të zëshme e të heshtura. Ndonëse nuk ua dimë emrat të gjithë, ua dimë forcën”, ka shtuar Kurti.

Kryeministri më tej ka theksuar se nuk mund të ecim drejt paqes globale pa reflektuar thellë në atë se  çka do të thotë të jesh njeri.

Themeli i paqes, sipas tij, është drejtësia për viktimat dhe ndëshkimi i kriminelëve.

“Dialogu i mirë mund të zhvillohet kur palët nuk tremben nga distancimi prej krimeve”, ka nënvizuar kryeministri.

Rruga Press

YouTube player