Lajme

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë – dronët që u përdoren ndaj Izraelit janë “Shaheed”, mijëra të tillë i ka edhe Serbia


Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje, ku temë kryesore ishte sulmi i Iranit ndaj shtetit të Izraelit, dhe implikimet e mundshme për paqen dhe sigurinë globale dhe rajonale.

Mbledhja e këtij këshilli u bë me ftesën e kryeministrit Albin Kurti.

Në komunikatën drejtuar mediave thuhet se Irani kreu sulm ndaj Izraelit me dronë Shaheed, e që dronë të tillë ka edhe Serbia.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e kishte dënuar menjëherë sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke e cilësuar atë si akt të paprecedent që paraqet rrezik për destabilizimin e Lindjes së Mesme dhe të eskalimit të mëtutjeshëm të situatës së sigurisë. Sulmi u krye me dronë Shaheed, prodhim iranian. Mijëra dronë të tillë i ka në posedim edhe Serbia, e cila në vazhdimësi shfaqë sjellje agresive ndaj Republikës sonë, veçanërisht përgjatë kufirit që ndajmë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Mustafi akuzon institucionet serbe për spastrimin administrativ të shqiptarëve në Bujanoc

Tutje, në komunikatë thuhet se institucionet e Sigurisë së Republikës së Kosovës janë duke i përcjellë zhvillimet e fundit me vëmendje të shtuar, dhe janë duke e monitoruar gjendjen e sigurisë në baza të vazhdueshme dhe në bashkërendim e bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe me partnerët strategjikë.

Ndryshe, të shtunën, Irani ka lëshuar një numër dronësh në drejtim të Izraelit.

Lexo më shumë  Banorët e Fushë Arrëzit mblidhen në Kuvend: Jo shkrirjes me bashkinë e Pukës

Sulmi ndaj Izraelit u dënua ashpër edhe nga liderët e Kosovës.

Rruga Press

YouTube player