Kurti: Në Kosovë janë dyfishuar eksportet dhe investimet e huaja, janë 420 mijë vende aktive të punës
“Janë dyfishuar eksportet dhe investimet e huaja direkte, ndërkaq raporti mes eksportit dhe importit ka rënë nga 1:9 që ishte në 1:6. Të hyrat tatimore janë rritur për 60% dhe kemi 420 mijë vende aktive të punës që është përmirësim për 20% krahasuar me vitin 2021”.
Kryeministri Albin Kurti në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizje Vetëvendosje foli edhe për ekonominë e Kosovës.
Ai ka thënë se janë dyfishuar eksportet dhe investimet e huaja direkte.
“Rritja ekonomike qëndron mesatarisht në 6.2% me 4% rritje vitin e kaluar, janë dyfishuar eksportet dhe investimet e huaja direkte dhe raporti mes eksportit dhe importit ka rënë nga 1:9 në 1:6”, ka deklaruar Kurti.
Kreu i qeverisë tutje ka thënë se janë 420 mijë vende aktive të punës.
“Të hyrat tatimore janë rritur për 60% dhe kemi 420 mijë vende aktive të punës që është përmirësim për 20% krahasuar me vitin 2021; Vitin e kaluar u ekzekutuan 555 milionë euro në investime kapitale, që përbënë shifrën më të lartë ndonjëherë, ndërkaq që kemi borxhin publik më të ulët në Evropë”, tha Kurti, duke theksuar se këtë zhvillim e kemi shpërndarë në biznese dhe mundësi për qytetarë”.
– Rritja ekonomike qëndron mesatarisht në 6.2% të BPV me 4% rritje vitin e kaluar;
– Janë dyfishuar eksportet dhe investimet e huaja direkte, ndërkaq raporti mes eksportit dhe importit ka rënë nga 1:9 që ishte në 1:6;
– Të hyrat tatimore janë rritur për 60% dhe kemi 420 mijë vende aktive të punës që është përmirësim për 20% krahasuar me vitin 2021;
– Vitin e kaluar u ekzekutuan 555 milionë euro në investime kapitale, që përbënë shifrën më të lartë ndonjëherë, ndërkaq që kemi borxhin publik më të ulët në Evropë.
Këtë zhvillim ekonomik e kemi shpërndarë mbi parimin e rritjes së produktivitetit dhe konkurrencës së bizneseve tona, por edhe zhvillimit të barabartë dhe barazive në mundësi për qytetarët tanë.
– Është rritur për 195 milionë euro buxheti për komunat për të shtuar investimet infrastrukturore e përmirësuar shërbimet komunale sepse qytetari është i Republikës por ai është banor komune.
– Është rritur për mbi 100 milionë buxheti për shëndetësinë për barnat esenciale dhe trajtimin e sëmundjeve të rralla. Janë trefishuar kapacitetet inspektuese, janë funksionalizuar tri rezonanca magnetike dhe pesë klinika janë në rinovim të tërësishëm.
– Kemi shtuar shërbime dhe kryer riparime të neglizhuara me dekada dhe po rregullojmë infrastrukturën ligjore për shëndetësi moderne. E mjekët po marrin statusin e merituar në shoqëri me specialistët që tashmë gëzojnë pagën më të lartë në rajon.
– Mbi 200 milionë euro janë ndarë më shumë për fermerët dhe janë rritur për 20% subvencionet. Kjo ka bërë që të kemi mbi 60% më shumë sipërfaqe të mbjella me drithëra dhe rritje të eksportit të produkteve bujqësore.
– Në energji po kryejmë investime të munguara me dekada që na sollën afër kolapsit energjetik dhe ndotjes drastike të ajrit. Kemi siguruar 236.7 milionë investim në bateri përmes MCC; kemi subvencionuar 30 mijë familje me pajisje eficiente për energji dhe është bërë investim në eficencë në 112 ndërtesa publike.
Po ndërtojmë impiantin solar për ngrohje prej 50 MW termike dhe kemi hapur e përmbyllur suksesshëm ankandin për parkun solar me kapacitet 100 MW kapacitet në Kramovik të Rahovecit. E pas daljes nga blloku energjetik me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë dhe bashkimit të bllokut energjetik me Shqipërinë, krijuam bursën shqiptare ALPEX e cila u bë anëtare e plotë e Europex.
– Për zhvillim të barabartë e barazi në mundësi filluam për herë të parë me shtesat për fëmijë dhe nënat lehona ku deri tani kanë përfituar mbi 55 mijë nëna lehona dhe mbi 400 mijë fëmijë nën moshën nën 16 vjeçare.
Për ballafaqimin me krizën energjetike e të inflacionit të çmimeve ndamë pakon mbështetëse për qytetarë të cilën Banka Botërore e konsideroi si pakoja më e madhe si përqindje e Bruto Produktit Vendor.
Rruga Press