Lajme

Sindikatat në protestë: Bashkia e Tiranës refuzon të zbatojë vendimin e gjykatës


Përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave po zhvillojnë një protestë përpara presidencës për shkak të problemeve që kanë hasur me marrjen e pagave, të cilat janë fituar në gjykatë prej gati 10 vitesh.

Shoferët e Parkut të Autobusëve janë shprehur se është një situatë absurde pasi pagat e tyre janë fituar në gjykatë dhe nuk opo zbatohen vendimet e gjykatave.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

“Unë jam një ish shofer në Parkun e Autobusëve dhe kam punuar prej 20 vitesh dhe kam 36 paga që nuk kam marrë akoma dhe vlera e tyre shkon deri në 10 milionë lekë të vjetra. Kemi gati 10 vite dhe nuk zbatohet vendimi i gjykatave.

Bashkia thotë që parku ka pasur numër llogarie në vete, por të gjitha shpërblimet që bëheshin në park, i bënte bashkia dhe nuk kishte se si të ishte vetë-administrim. 

Tani gjysmën e parkut e ka marrë Eco Tirana dhe janë marrë të gjitha asetet e parkut dhe habitesh po ta vëzhgosh me kamera.

Përmbaruesit janë të paaftë ta zgjidhin këtë problem që po hasim ne,” u shpreh një nga protestuesit.

Rruga Press

YouTube player