Dy raketa bien mbi Ambasadën Amerikane në Bagdad
Dy raketa kanë rënë në afërsi të Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bagdad
Sulmi u krye me dy raketa që ranë pranë ndërtesës së Ambasadës Amerikane, e cila ndodhet në Zonën e Gjelbër në Bagdad, një vend ku ndodhen institucionet shtetërore dhe ambasadat e shumta të huaja e misionet diplomatike, njoftuan mediat irakiane.
Si rezultat i shpërthimit, u regjistruan dëme në veturat e parkuara në rrugë. Nuk ka akoma informacion nëse nga sulmi kishte apo jo viktima.
Qeveria irakiane akoma nuk e ka komentuar sulmin me raketa. Sulmet ndaj objektivave amerikanë në Irak kanë qenë të shpeshta kohët e fundit. Grupet e milicisë shiite pranë Iranit mund të qëndrojnë pas sulmit.