KryesoreLajme

Kryeministri: Një grua u vra mizorisht, drejtësia të veprojë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Ferizaj, ku mbeti e vrarë një grua në Qendrën për Punë Sociale dhe u plagos vëllai i saj.

Kurti ka thënë se nuk ka pse t’i dijë detajet dhe se e dënon një krim që po përsëritet, dhe ka kërkuar që drejtësia të veprojë pa vonesa.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

“Nuk kemi pse presim që t’i dijmë detajet: e dënojmë ashpër këtë krim që po përsëritet. Edhe një grua e vrarë mizorisht nga tyta e armës që ekzekuton nga afërsia. Një grua e Kosovës e vrarë nga një vrasës burrë. Zemërimi dhe neveria bëjnë garë përbrenda secilit qytetar të Kosovës sot. Qytetarja e shtetit tonë të pavarur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj u qëllua për vdekje.

Ngushëllime familjes, të afërmëve dhe miqve të saj.

Drejtësia të veprojë pa vonesa duke e pranuar që efekti i deritanishëm i ka ngelur i mangët e përgjegjësia i mbetet përherë e lartë”, ka shkruar kurti në Facebook.

Ndryshe sot në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku një grua është vrarë dhe një i mitur është plagosur.

Rruga Press

YouTube player