Bota

“Na jepni sistemet mbrojtëse”, Pistorius: Putini nuk do ndalet me Ukrainën

Vladimir Putin nuk do të ndalet me Ukrainën. Ky është paralajmërimi i Ministrit gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, citon prestigjiozja Bloomberg.

Pistorius e krahasoi Putinin me Adolf Hitlerin. Sipas Pistoius, Putini e kishte paralajmëruar pushtimin e Ukrainës njësoj si Hitleri kur shkroi dikur në librin e tij.

Zyrtari i lart gjerman kërkoi nga bota perëndimore që të veprojnë tani nëse duan të ndalin Putinin. Por mbrojtja e Ukrainës mund të bëhet me dërgim të armatimeve dhe pajisjeve të reja ushtarake, por vendet perëndimore kanë qenë hezituase dhe në disa raste penguese, siç paraqitet situata në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara. Iniciativa për pajisjen e Ukrainës me sisteme mbrojtje raketore ka marrë përkrahje nga lideri polak Andrej Duda i premtoi Zelenskit raketa të mbrojtjes ajrore të epokës sovjetike.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

“Gjatë takimit tonë dypalësh, Zelenski dhe unë diskutuam disa burime të tjera, përkatësisht raketat e kohës sovjetike nën përgjegjësinë polake, të cilat i kemi në magazinat tona dhe kemi biseduar për dorëzimin e tyre në mbrojtje ajrore dhe raketore të Ukrainës”, tha Andrzej Duda, president i Polonisë.

Duke marrë pjesë në një konferencë shtypi në kryeqytetin lituan Vilnius, së bashku me homologun e tij polak, Zelenski tha se Ukraina nuk ka sistem të mbrojtjes ajrore të krahasueshme me Patriot të prodhuar në SHBA dhe ka nevojë për kohë për të zhvilluar teknologji të tilla.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Apelet e Kievit për furnizime urgjente të mbrojtjes ajrore nga Perëndimi janë bërë gjithnjë e më të dëshpëruara që kur Rusia rifilloi sulmet e saj ajrore me rreze të gjatë në sistemin energjetik të Ukrainës muajin e kaluar. Sulmet, të cilat goditën termocentralet dhe hidrocentralet, kanë shkaktuar frikë për qëndrueshmërinë e sistemit energjetik.

YouTube player