KryesoreLajme

Policia e Ukrainës diplomon në Kosovë për heqjen e minave


Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka bërë të ditur se grupi i parë i Policisë Kombëtare të Ukrainës dhe Shërbimeve të Emergjencës Shtetërore, kanë diplomuar në një iniciativë të përbashkët mes Komandës Evropiane të ShBA-së dhe FSK-së.

Ky grup diplomoi në heqjen e sigurt të minave dhe mjeteve të municioneve të pashpërthyera.

Ambasadori Hovenier shkroi në “X” se ndjehet krenar që ishte dëshmitar i kësaj përpjekje që siç tha ai “për ta mbajtur popullin ukrainas të sigurt”.

Lexo më shumë  Konjufca takon homologun malazez, flasin për rritje të bashkëpunimit

“Sot grupi i parë i Policisë Kombëtare të Ukrainës dhe Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave u diplomua nga një iniciativë e përbashkët trajnimi e Komandës Evropiane të SHBA-së dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës për heqjen e sigurt të minave dhe mjeteve të municioneve të pashpërthyera. Krenar që jam dëshmitar i kësaj përpjekjeje për të mbajtur popullin ukrainas të sigurt dhe për të qëndruar me partnerët tanë kosovarë në solidaritet me Ukrainën”, ka shkruar ambasadori.

Rruga Press

Lexo më shumë  FOTO-DENONCIMI/ Pas 9 vitesh del në dritë e vërteta: Erion Veliajt nuk iu dha kurrë titulli “Doctor Honoris Causa” nga “Grand Valley State University” në SHBA
YouTube player