Opinion/Aktualitet

Kush ndjehet i irrituar nga Albini në Maqedoni?

Nga Arsim Zekolli

Ca muaj para Banjskes, ne kolumnat per DW shprehja bindjen se problem kyç ne Kosove nuk eshte raporti Serbi – Kosove, por tentativa e qarqeve ne Tirane dhe Shkup qe te perfitojne ne kurriz te Kosoves e ne koordinim me Beogradin.

Keto tentative datojne thelle nga koha e regjimeve Hashim dhe Ramush, nga periudha e koordinimit te qarqeve filo-Serbe ne Prishtine me ato ne BDI e PDSh. Berthama e ketyre koordinimeve dhe simpative te ndersjellta bazohej ne intrigen politike dhe interesin kriminal.

Bartesit kyç te intrigave politike te atekohshme ishin PDK/AAK ne Prishtine dhe BDI/PDSH ne Maqedoni, si jarana dhe miq nga koha e luftes, aderimeve ne LPK, nderlidhjet me UDB-ne dhe Sigurimin. Te njejtit qe atebote benin pazarin me toka Kosove, sot jan po te njejtit politikane dhe figura mediatike ne Prishtine, Tetove, Shkup, te njohura per lidhje me krimin e organizuar, klientelen partiake, lidhjet mediatike me sherbimet sekrete.

Ndersa berthama e intriges ishte tregetia me troje, sipas formules “Asociacion Serb ne Kosove, sot ne kembim per Asociacion ‘Shqiptar’ ne Maqedoni”. Ne suaza te kesaj formule, per PDK/AAK ishte e pranueshme qe Mitrovica t’i jepet Serbise, Gora t’i jepet Maqedonise, ndersa ne suaza te Maqedonise “Asociacioni ‘Shqiptar’” te mbetet ne korrniza te “kembimit te teritoreve” sipas propozimit te MANU/SANU nga viti 2001 me perkrahje nga Ljubco Georgievski. Pra perafersisht, nje pjese e Tetoves, Dibra, Kerçova.

Kjo ndarje “asociaciative” si pjese apo aneks i Planit Janez Jansha, ngjane sikur e perpiluar ne interes te lokalizmeve tetovare, kerçovare, por me kosto te “shitjes” se Kumanoves, Shkupit, Struges, Gostivarit etj. Por edhe me nje “truk” te mshefur, te instalimit te celules serbe ne mbrojtje te “kolonise serbe” ne Tetove permes Davidovic Daka. Qe do e shnderronte Tetoven ne nje Mitrovice te re, te dominuar nga argumenti verbal patriotik, por ne fakt te diktuar nga krimi i perbashket i organizuar serbo-shqiptar. Sikur ne Mitrovice.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Sot ne ekrane televizive mund te hasni ne histerine e koordinuar te megafoneve mediale te Hashim-Ramushit ne Prishtine dhe histerine anti-Albin te diktuar nga “shahiret” serbofil te BDI-se, kryesisht nga rrethi i Tetoves. Emeruesi i perbashket i qasjes se tyre “Albini po perzihet” nuk diktohet nga ndonje perzierje e paqene e Albinit vjet dhe sivjet, por nga rrenimi i planit te tyre makaber me Vucicin per dominance e krimit serbo-shqiptar, te diktuar permes SNS-SPS ne Serbi, PDK-AAK ne Kosove dhe BDI-PDSH ne Maqedoni, me “amin” te Sigurimit dhe aparatit post-komunist te Edi Rames.

E megjithate, perkunder gjithe ulurimave per “perzierjen e Albinit”, ajo qe serbofilet dhe megafonet e krimit te organizuar nuk deshirojne te flitet eshte ajo qe te gjithe e dine, qe problem nuk ka qene dhe nuk eshte “perzierja e Albinit”, por intervenca e Gjermanise, Britanise dhe e nje pjese te diplomacise se ShBA-se per te kundershtuar kete “kembim tetritoresh si zgjidhje paqesore”, e diktuar nga interesi serbo-rus dhe krimi i organizuar shqiptar.

Prandaj, ajo qe shkakton dhimbje dhe nervozizem te keto qarqe nuk eshte “perzierja e Albinit” por frika dhe mllefi se faktoret e jashtem jane kthyer kunder planit dhe aktoreve qe bartnin planin.

Kur ndegjoni klubin serbofil gazetaresk nga Tetova, verehet se si me dhune mundohen te imponojne “precedentin e perzierjes Albin” dhe me dhune heshtin mbi perzierjet paraprake te Ali Ahmetit dhe Menduh Thacit ne proceset politike, ekonomike, kriminale, mediatike ne Kosove.

Keta megafon shtiren se nuk e dine ate qe gjithe shqiptaret e dinin per vite me radhe: lidhjet e Menduhit me Hashimin, Kadrien, lidhjet e Aliut me PDK-ne dhe tentativat per ndikim permes percarjeve ne ate parti, per rolin e Baton Haxhiut ne zbritje te Aliut dhe ngritje te Menduhit, per rolin e Nuriut si ambasador joformal i BDI-se ne Prishtine, per lidhjet e Ramush Haradinajt me klanin kriminogjen Zaev, per bizneset me Imer Selmanin.

Shqiptaret ne Maqedoni, shqiptaret ne Tetove e Shkup, e dine shume mire ate qe serbofilet medial shtiren se nuk e dine: se komandantet e PDK/AAK gjithnje kishin kohe per takime me oligarke maqedonas, serbe, shqiptare ne Shkup e Tetove, por asnjehere nuk shkelen me kembe ne Cair, Serave, ne Shipkovice, ne Sllupcan, ne Likove, ne Pirok. Kudo, pra, ku nuk ka oligark serbo-maqedon, nuk ka agjentura ruso-serbe dhe kudo ku jetojne ushtaret e thjeshte te UCK-se.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Deshmine per kete distancim dhe dyshim te faktoreve nderkombetar ne rolin e PDK/AAK dhe BDI/PDSH ne nderlidhje me Vucic-Dacic, mund te verehet edhe ne qendrimet e tyre ndaj Bujar Osmanit si minister apo Kryesues i OSBE-se. Anash bojkotit masiv te Konferences se OSBE-se nen udheheqjen e Osmanit nga vendet baltike, Polonia, Bullgaria, Turqia, Greqia, verehet edhe qendrimi i ftohte i diplomacise britanike, gjermane, franceze ne pjesen e dyte te kryesimit te tij.

Me perjashtim te perkrahjes nga klani Soros permes Blinkenit dhe Eskobarit, ne realitet kryesimi i Osmanit ishte karakteristik per distancim diskret ndaj tij nga Gjermania, Franca, Britania, Italia, Kroacia dhe aq me shume, perkrahja e fuqishme per te nga Borell, Lajcak dhe vendet mosnjohese te Kosoves si Sllovakia, Spanja, Rumania.

Rrjedhimisht, tere kjo narrative shpie drejt pyetjes kryesore qe peshon kaq rende
mbi supet e PDK/AAK dhe BDI/PDSH.

Pyetja, pra, nuk eshte nese “Albini po perzihet”, por nese aktivizimi i Albinit eshte pjese e politikes se Gjermanise, Britanise, ShBA-se per shpartallim te kohezionit te krimit te organizuar serbo-shqiptar ne katrorin Beograd, Prishtin, Tetove, Tirane.

Argumenti ne favor te ketij bashkepunimi mes faktorit te jashtem dhe Albinit me se lehti verehet ne paradoksin qe sot, me shume ka ankesa per “perzierje te Albinit” nga partite maqedonase, me shume vajtime e ankesa nga SNS-SPS dhe PDK/AAK dhe BDI/PDSh. Eshte kjo zhurme, kjo histeri per “perzierje te paqena” qe deshmon se edhe Memli, edhe Ramushi, edhe Aliu, edhe Menduhi kane kuptuar te njejten: se Perendimit i ka ardh hund e permbi hunde nga era e kalbur e demagogeve te kriminalizuar nga vitet e 90-ta.

Kane problem me Perendimin, jo me Albinin.

Rruga Press

YouTube player