Lajme

Arrijnë automjetet gjermane për FSK-në

Republika Federale e Gjermanisë i ka dhuruar automjete ushtarake Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) të enjten me vlerë 3 milionë euro. Ceremonia u zhvillua në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ndërsa FSK-ja pranoi pesë kamionë, ndërsa 10 të tjerë do t’i blejë me mjetet e veta. 

Në këtë ceremoni të pranim-dorëzimit të donacionit nga Gjermania, kanë marrë pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Ambasadori gjerman ka thënë se vlera e pesë automjeteve të dhuruara është 3 milionë euro. Ka bërë të ditur se FSK-ja ka vendosur t’i blejë edhe 10 të tjerë me mjete të veta.

“Përpos këtyre 5 kamionëve në vlerë prej rreth 3 milionë euro donacion, FSK-ja ka vendosur t’i blejë edhe 10 të tjerë me mjete të veta”, ka thënë Rohde gjatë ceremonisë./Koha.net

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Rruga Press

YouTube player